Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale. Qëllon me automatik, arrestohet në flagrancë autori. Sekuestrohet arma e zjarrit dhe 19 fishekë.
Policia e Durrësit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarje të rëndë kriminale në lagjen Nr.16/1, ku kanë arrestuar në flagrancë Gentian Dodajn, 29 vjeç, banues në Durrës.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 3.08.2016, rreth orës 22:45, në një lokal në lagjen Nr.16/1, Kënetë Durrës është konfliktuar për motive të dobëta me A.H. 46 vjeç, banues në Durrës. Më pas ka shkuar në banesë të marrë armën e zjarrit automatik dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të banesës së A.H.
Me të marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje Efektivat e Policisë, të cilët kanë bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe pyetjen e dëshmitarëve.
Nga kryerja e veprimeve intensive hetimore kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar. U gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provave materiale një armë zjarri tip automatik model 56; një kreher me 19 fishekë dhe 1 gëzhojë.
Dodaj është person me preçedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër personit dhe pronës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale”Kanosja”dhe”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”parashikuar në nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.















