Një shqiptar është plagosur teksa ka rënë nga kati i tretë i një banese.
Ngjarja ka ndodhur të hënën në Eixample, Barcelonë (Spanjë), teksa shqiptari i cili ishte duke vjedhur një banesë është pikasur nga pronari, raportojnë sot mediat spanjolle, përcjell Syri.net.
Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, hyri në apartament për vjedhur kur aty nuk kishte njeri. Por, mbërritja në banesë e pronarit bëri që ai të arratisej duke u larguar nga ballkoni, por u rrëzua në tokë.
Shqiptari gjendet në spital, nën mbikëqyrjen e policisë. Ai mbërriti në Barcelonë në korrik dhe vetëm në 20 ditë akuzohet për tre vjedhje, sipas policisë katalanase.















