• Latest
  • Trending
  • All

Ja çka pret Haradinaj nga takimi për demarkacionin

02/08/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Ja çka pret Haradinaj nga takimi për demarkacionin

02/08/2016
in Aktualitet, Lajme
Haradinaj tha se edhe pse nuk është më deputet i Kuvendit të Kosovës, ai do të marrë pjesë në debatin e së mërkurës, duke e kundërshtuar versionin që është paraqitur deri tani për demarkacionin. Kreu i AAK-së, nuk pret që do të ketë ndonjë ndryshim gjatë dhe pas këtij debati.

“Debati i lajmëruar për 3 gusht, është një mundësi ndoshta me i dhënë ato konkluzat finale prej ekspertëve. Ai debat nuk është aq shumë i deputetëve, sa është i ekspertëve. Unë e kamë nderë me qenë pjesë e me përkrah një debat të tillë. Por nuk mendoj që do të jetë diçka që do të ndodhin risit. Meqenëse çdo gjë është qartësuar deri më tani, ekspertët e kanë thënë fjalën e vet”, tha Haradinaj.

Haradinaj nuk ka treguar se çfarë metoda do të përdorin për të ndalur këtë proces, por thotë se është mirë që për këtë çështje të jenë të gjithë të bashkuar.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

“Pra do të kthehemi në seancë, po jo ndoshta me nevojën që me përdorë kundërshtime si i kemi bërë më herët. Por një situatë të re, ndoshta me qenë më të bashkuar për me hedh poshtë këtë version në mënyrë që me mundu me fillu zgjidhjen e kësaj teme. Personalisht nuk jam deputet. Por Aleanca do të merr pjesë në seancë edhe qëndrimi i Aleancës është kundër këtij versioni. Mirëpo jo vetëm i Aleancës dhe opozitës tani, besoj që do të jemi shumë më shumë deputet. Me këtë ne do ta lirojmë edhe ekzekutivin nga një temë dhe do të ja mundësojmë ekzekutivit- Qeverisë, Kuvendit, që ta rifillon këtë temë për zgjidhjen e saj, duke e hedhur poshtë këtë version”, tha Haradinaj.

Ai po ashtu ka thënë se AAK mund të kthehet vetëm në Kuvend vetëm në rastet kur diskutohen çështjet e demarkacionit dhe asociacionit. I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria që çështjen e temave të nxehta mos t’i ndërlidh me procesin e liberalizimit të vizave.

“Nuk ka ndodh ndonjë herë në ndonjë shoqëri, në ndonjë shtet, që opozita me ndal procese. Gjitha proceset varen nga ata që i kanë përgjegjësit. Në këtë rast nga Qeveria, institucionet e vendit. Mendojmë që nëse hedhet poshtë ky version sa më shpejtë mundemi me fituar në kohë që me ndodh liberalizimi. Sepse është diçka që e meritojnë qytetarët e Kosovës me lëviz lirshëm, dhe ne e mirëpresim liberalizimin e vizave dhe kemi kërkuar nga të gjitha që mos me i ndërlidh temat“, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së thotë se marrëveshjet me shtetet fqinje dhe raportet me to janë mjaftë të rëndësishme për vendin, dhe për këtë ai i bënë thirrje malazezëve që mos të patrullojnë në pronën e kontestuar derisa nuk ka një marrëveshje të ratifikuar.

“Komunikimi ndër fqinjësor është i rëndësishëm, është i nevojshëm. Të gjitha vendet duhet të komunikojnë ndërsjellë. Ajo që ne e presim është që vërtet presim mirëkuptim prej Malit të Zi. Nëse parlamenti e hedhë poshtë versionin e tashëm, Mali i Zi ta respekton gjendjen që është një marrëveshje e pa ratifikuar. Të gjeturat e kësaj marrëveshje nuk vlejnë dhe ata mos të patrullojnë në territorin e kontestuar. Mos të dalin këtej Çakorrit edhe Kullës deri në dakordim të ndërsjellë, ta respektojnë këtë gjendje. Po ashtu kishim pritë prej Malit të Zi dhe prej miqve të Kosovës, prej Uashingtonit e Brukselit, që të na ndihmojnë ta zgjidhim këtë çështje sa më shpejtë. Në rast se parlamenti ynë e hedh poshtë këtë version ne kërkojmë ndihmën e të gjithëve që ta zgjidhim sa më shpejtë sitatën, pa pasur nevojë me shkuar në arbitrazh”, tha Haradinaj.

Ndërsa, kreun e ekzekutivit e ka quajtur të dobët, ai thotë se po habitet se si kryeministri Mustafa të gjitha temat i lidh në një temë, në një kohë kur vendi po humb shumë nga korrupsioni dhe pengesat që shteti i  Serbisë po i bënë Kosovës.

“Tani kemi të bëjmë me një kryetar Qeverie shumë të dobët, realisht me një Qeveri status quo prapa. Edhe vetvetiu se s’ka progres në tema. Pra ai disi të gjitha po i lidh me një temë që është e habitshme pak a shumë. Kosova sot vuan prej mënyrës së qeverisjes, prej kualitetit të qeverisjes, që është i dobët dhe me humbje. Humbjet janë nga korrupsioni. Po ashtu Kosova po humb shumë edhe nga pengesat që ja bënë Serbia Kosovës. E ne duhet të kemi strategji të qartë… duhet ta korrigjojmë qeverisje në vend. Një qeverisje zhvillimore që e rritë Kosovën. Duhet të jemi të prerë që mos të lejojmë pengimin nga Serbia, ose ndërhyrjet nga Serbia në Kosovë. “, tha Haradinaj.

Ndërsa deklaratat e Mustafës drejtuar anëtarëve të AAK-së, i ka quajtur të pa kuptimta dhe nuk mund ta kuptoj pse kryeministri i merr të gjitha si personale. Ai po ashtu thotë se miqtë ndërkombëtar e mirëpresin përmbylljen e kësaj teme sa më parë dhe se nuk insistojnë se vija e kufirit duhet të jetë kjo që është dhe jo një tjetër.

“Të them të drejtën këto deklarimet e z. Mustafa janë të pakuptueshëm. Nuk e kuptoj pse ai e merr kaq personale gjitha këto. Kosova duhet të ec pa marrë parasysh situatave sa do të ndjeshme të individëve. Pra nuk ka pse Mustafa apo dikush tjetër të kërcënon Kosovën në këtë mënyrë… Nuk është ashtu, ne jemi gjithë politik-bërës, kemi nga pak informata, jemi në komunikim me aleatët tanë ndërkombëtar me miqtë tanë në kontakte, dhe e vërteta është se askush nuk insiston që kufiri në cilën vij duhet të jetë . Ne kemi dëgjuar prej partnerëve tanë ndërkombëtar e mirëpresim përmbylljen e  kësaj teme… ata nuk insistojnë që kufiri duhet të jetë në Kuqishtë e jo në Çakorr apo Savinovodë e jo në Kullë. Nuk ka insistim se vija e kufirit duhet të jetë kjo e jo një tjetër“, tha Haradinaj.

Ai rikujton që ka edhe njerëz brenda LDK-së që e kundërshtojnë këtë version të demarkacionit. Ndërsa thotë se deputetët e AAK-së u sakrifikuan për qytetarë duke mos marrë pjesë në seancë.

Pavarësisht që për debatin lidhur me Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi janë pajtuar të gjitha partitë politike, të pushtetit dhe opozitës, përfaqësuesit e opozitës, përfshirë edhe liderin e AAK-së, janë mjaft skeptikë që ky debat do të sjellë një konsensus lidhur me këtë çështje. Debati, i cili është ftuar nga kryesia e Kuvendit të Kosovës, pritet të mbahet më 3 gusht nga ora 10:00, në sallën alternative të Kuvendit.

Tags: albanianedi rama
Previous Post

Digjet një trafo te Mensa e Studentëve

Next Post

AKP shpërndanë afro 3 milionë euro nga fondi i 20 përqindëshit

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

AKP shpërndanë afro 3 milionë euro nga fondi i 20 përqindëshit

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.