“Shuma e fondeve që do të shpërndahen kësaj radhe është mbi 2.8 milion euro, kurse nga kjo shpërndarje do të përfitojnë një numër prej 5, 720 punëtorësh të ndërmarrjeve shoqërore”, thuhet në një komunikate për media të lëshuar nga AKP.
AKP po ashtu bënë të ditur se është në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 për qindëshit për punëtorët e kualifikuar edhe për disa ndërmarrje tjera shoqërore.
Ndryshe, AKP deri më tani ka shpërndarë mbi 108 milionë euro për rreth 44 mijë punëtorë dhe ish punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore, kurse vetëm gjatë vitit 2016 Agjencia ka arritur që të shpërndajë shumën prej 4,193.672 euro.






















