Halim Dobratiqi, udhëheqës i Zjarrfikësve, tha për KALLXO.com se zjarri është lokalizuar dhe se po presin ekipet e KEDS-it. Ai theksoi se nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe djegies së trafos.
Ndërsa, Fatmir Sfishta, drejtor i Qendrës së Studentëve, tha për KALLXO.com se nga trafo e djegur që gjendet pothuajse ngjitur me objektin e Mensës së Studentëve, furnizohet objekti i bankës “Raiffeisen” që gjendet matanë rrugës.
Ndërsa, sipas tij, rryma në objektet e Mensës dhe të Qendrës së Studentëve është ndalur për shkaqe sigurie.






















