Një i ri është vënë në pranga në flagrancë mbrëmjen e sotme pasi ka përplasur për vdekje një vajzë 7 vjeçe.
Burime nga policia thanë se është vënë në pranga, Erjon Laska 23 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Mbrëmjen e sotme në segmentin rrugor Bubq-Mozhë, duke drejtuar mjetin tip Ford Puma, me targa DR 2273 E , në fshatin Mozhe ka aksidentuar shtetasen këmbësore A.D. 7 vjeçe, banuese në fshatin Mazhe, Krujë.
Për pasojë vajza e mësipërme ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak Tiranë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.















