Ka rrahur dhe përdhunuar vajzën e tij për vite me rradhë. Dhe e gjitha kjo sipas arsyetimit të babait, kishte ndodhur për të kuptuar nëse e bija ishte e ndershme ose nëse ka patur marrëdhënie me një mik.
Historia e rëndë e dhunës siç raporton Metropolisweb ka ndodhur në fshatin Angri, në provincën e Salernos në Itali dhe protagonist i saj është një 54-vjeçar me origjinë shqiptare emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Tashmë babai abuzues duhet t’i përgjigjet akuzave për “dhunë seksuale” dhe abuzim me vajzën e mitur përgjatë viteve 2004-2011, duke filluar që në moshën 6 vjeçare.















