Rruga kombëtare Bulqizë-Peshkopi është bllokuar mesditën e sotme. Burime nga autoritetet lokale kanë bërë të ditur se, rruga është bllokuar për shkak të rrëshqitjeve të dheut.
Sipas tyre, banorët e zonës ditët e fundit kanë vaditur tokat që ndodhen sipas rrugës duke sjellë rrëshqitje të shumta ditë pas dite duke përfunduar me bllokimin e saj sot.
Bllokimi ka ardhur për shkak të mos pastrimit të vazhdueshëm të rrugës.















