Një tjetër faqe në shqip e organizatës terroriste ISIS është hapur. Në fakt ditët e fundit janë mbyllur shumë faqe të tilla në rrjetet sociale, por siç duket njëra ja ka dalë që të hapet sërish.
“Halal Channel” quhet faqja që është duke shpërndarë propagandën e saj në shqip nëpërmjet rrjetit social Facebook dhe që hapur mbështet të ashtuquajturin “Shtet Islamik”.
Ajo që është më shqetësuesja kjo faqe që veten e quan medium, publikon informacione të ndryshme rreth ISIS, duke keqpërdorur Ajetet Kuranore dhe duke shpërndarë video që nxisin urrejtje.















