• Latest
  • Trending
  • All

Lëvizja e Bashës që shmangu Tiranën – Nga Poli Hoxha

20/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 3 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Lëvizja e Bashës që shmangu Tiranën – Nga Poli Hoxha

20/07/2016
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Kreu i opozitës Lulëzim Basha deklaroi sot, se më në fund është gjetur një zgjidhje për kalimin e Reformës në Drejtësi, pa prekur në Kushtetutë pikën më të rëndësishme të saj, sovranitetin e vendit. Kemi atë që shumëkush nuk e besonte, por është thelbësore për një vend që kërkon të futet në familjen e demokracive të zhvilluara me dinjitet; “Non-binding”. Roli i miqve ndërkombëtarë në procesin e përzgjedhjes së njerëzve që do të kalojnë në sitë stafet e sistemit të drejtësisë, përfundimisht do të jetë vetëm këshillues.

***

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Sa më shumë që afrohej ora 10 e ditës së enjte për hapjen e seancës, ndoshta më të rëndësishme në historinë parlamentare shqiptare në këto 25 vjet, aq më shumë po bëhej e qartë, se zgjidhja e ngërçit absurd që mban vetën ekskluzivitetin e Ramës, nuk mund të bëhej në Tiranë. Pas çdo hapi që bëhej përpara në tryezën e negociatorëve, Rama nxitonte nga njëra anë të provokonte, nga ana tjetër të cyste përfaqësuesit e vetë të fusnin “kleçka” absurde në draft. Dje në mesditë, Basha lajmëroi një konferencë për shtyp ku kishte planifikuar që të bënte transparente lojërat e Ramës me konsensusin, por u tërhoq pasi Rama hapi dritën jeshile. Dritë që e ka ndezur shumë herë, dhe pas pak orësh e ka shuar publikisht me statuset e tija në Facebook e Twitter, apo nën rrogoz me përfaqësuesit e tij në bisedime. Të paaftë, të pafuqishëm dhe gati të anësuar me kryeministrin, kanë qenë shpesh në këtë proces edhe përfaqësuesit e ndërkombëtarëve në Tiranë. Duket që kjo ka qenë arsyeja që kreu i opozitës ta zhvendosë dhe kërkojë zgjidhjen në Bruksel dhe Washington. Mësohet se mbrëmë për gjithë natën ai ka komunikuar me zyrtarë të lart amerikanë që janë në ndjekje të procesit të reformës në Shqipëri, si dhe me përgjegjësit direkt për vendin tonë në Bashkimin Evropian. Qëllimi ka qenë kthjellimi i mjegullës, ku enkas, ishte futur së fundi procesi. Për orë të tëra Basha u ka shpjeguar shefave të Donald Lu dhe Vlahutin, se opozita “de fakto” e ka firmosur Reformën në Drejtësi, por nuk mund të pranonte artificat e futura aty, të cilat jo vetëm janë antikushtetuese për Shqipërinë, por prekin edhe bazat themelore të demokracive perëndimore, siç janë të drejtat e njeriut.

***

Ajo që nuk dinte opinioni publik, por edhe zyrtarët e lartë në Bruksel ishte debati për vetëm një pikë të fundit e cila po shitej nga Rama si “vijë e kuqe”. Por për çfarë bëhej fjalë?

Fillimisht, duhet bërë e qartë, se opozita gjithmonë ka qenë DAKORT me përfshirjen dhe rolin e ndërkombëtarëve në procesin e vetingut, gjë që Rama me mjeshtëri, edhe për faj të opzitës, ka mundur ta kthejë në perceptim të kundërt. Gjithsesi. Bëhet fjalë për propozimin e opozitës që roli i ndërkombëtarëve në procesin e Vetingut të rregullohet vetëm me një nen në Kushtetutë, ndërsa mënyra e ushtrimit të rolit të tyre, të rregullohej me anë të një marrëveshjeje mes qeverisë shqiptare dhe institucioneve ndërkombëtare që do propozojnë përfaqësuesit e tyre për të mbikëqyrur procesin.

Sipas lajmeve që u zbardhën nga tryeza e treshes PS-PD-LSI, u mësua se socialistët dhe ndonjë përfaqësues i ekspertëve të huaj, kundërshtuan me argumentin se nëse roli i OMN-së do përcaktohej nëpërmjet një marrëveshjeje që do miratohej nga Kuvendi, atëherë ajo mund të ishte e sulmueshme në Gjykatën Kushtetuese.

Pas kësaj opozita ka pranuar që kjo gjë të rregullohet, duke përcaktuar në Kushtetutë, që kjo marrëveshje nuk mund të ankimohej në Gjykatë Kushtetuese, sepse do të gëzojë imunitetin e një akti ligjor të mbrojtur. Kur dukej se kishin rënë dakord, pas një pushimi përfaqësuesi i Euralius dhe pas kësaj socialistët kanë gjetur “kleçkën”, duke pretenduar se kjo nuk e shpëtonte një marrëveshje të tillë, pasi subjekte të veçanta mund ta çonin çështjen në Gjykatës e Strasburgut…Po me gjykatën e Strasburgut çfarë kanë? Dihet që Rama pas ligjit të ri për pronat, nuk e ka fare qejf Gjykatën e Strasburgut, sepse po vazhdoi kështu me vendimet e saj për abuzimin me pronat, së shpejti qeverisë shqiptare, nuk do ti mjaftojnë as paratë e gjithë buxhetit për ish-pronarët, po ndërkombëtarët e Tiranës pse kanë frikë nga gjykata më prestigjioze ndërkombëtare?! Për asnjë çështje, në asnjë vend të globit, nuk ekziston imuniteti nga Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut. Të mos harrojmë këtu që me këtë që donin të bënin, nxirrnin “non grata” edhe Gjykatën e Strasburgut…! Por duket se këtë “katranosje” nuk e dinin qartë zyrtarët e BE dhe Washingtonit. Përgjegjësitë janë në Tiranë, por kjo pak rëndësi ka tani, pas lajmit të madh.

***

Nga ana tjetër nuk duhet harruar se çdo ditë e më shumë, u pa se fronti që kundërshtonte planin e Ramës për ta çuar reformën pa konsensus në votim, u zgjerua dhe nuk mund të injorohej nga Washingtoni dhe Brukseli. Ndërhyrja e Ilir Metës e vërtetoi këtë dhe ndoshta ishte deçizive, pasi deri në këtë moment Rama vepronte i mbuluar pas tij. Por tani, Rama nuk kishte më përball vetëm “armikun” opozitë por edhe gjysmën e pushtetit që e mban në karrigen e kryeministrit. Lëvizja e Metës për hir të së vërtetës,  këtë herë tejkaloi interesat partiake në ndarjen e pushtetit dhe e rreshtoi atë si ka bërë edhe herë të tjera, në krah të interesit madhor të vendit.

Kurse për sa i përket Lulëzim Bashës, çlirimi dhe gëzimi i tij, kur dha lajmin e shumëpritur, është legjitim sepse ai ka arritur një fitore të disafishtë. Rikonfirmoi veten edhe si politikan atdhetar, modern dhe perëndimor, por edhe si një lider i vendosur dhe largpamës i opozitës. Ky është një lajm i mirë, për një vend që ka një kryeministër i cili nuk e fsheh që ndihet më mirë jo vetëm me një opozitë të dobët, por edhe i bezdisur nga aleati që ka me “detyrim-përcaktim”. Basha deklaroi se ka fituar një betejë, por në fakt ai ka fituar një luftë të egër dhe të pabarabartë…

Tani që u arrit marrëveshja, natyrisht që lufta politike do shndërrohet në ushqim dhe luftë mediatike, se kush fitoi e kush humbi. Por disa gjëra janë të sigurta. Së pari, fituan shqiptarët. Se sa, askush nuk e di, por fituan ama. Së dyti, fitoi opoizita dhe në këtë aspekt, mjafton të shohim vetem një gjë: dallimin midis projektit të qeverisë së shtatorit 2015 për reformën dhe versionin përfundimtar. Të tjerat janë përralla. Së treti, fitoi Lulzim Basha, sepse përfundimisht i zhduku dilemat, si politikan i fortë apo I dobët. Ai vërtetoi se mund tu  qëndrojë deri në fund kauzave së tij edhe kur duket se I vënë përballë gjithë botën. Në negociata që të arrish diçka, duhet që njokohësisht të lëshosh diçka. Por ai mori gjithçka deshi dhe nuk lëshoi asgjë.

Kurse përsa i përket Ramës, edhe ai duhet vlerësuar. Për atë që ka vërtetuar, se është mjeshtër i vërtetë: Të shpallë plot krenari humbjen dhe dështimin…

Tags: edi rama
Previous Post

SHËNIM/ Kryeministri që braktisi betejën për dinjitetin?

Next Post

FOTO/ Aksion antidrogë në Memaliaj, qëllohet me armë policia, 1 efektiv i dëmtuar. Kapen babë e bir

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

FOTO/ Aksion antidrogë në Memaliaj, qëllohet me armë policia, 1 efektiv i dëmtuar. Kapen babë e bir

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.