• Latest
  • Trending
  • All

Kultura e Kallashit

14/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Saturday, 1 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Kultura e Kallashit

14/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Bardh Frangu

Thonë se çdo e keqe e ka nga një të mirë në vete. E mira e keqes që më ndodhi mua ishte zënia e CD-së në kasetofon të veturës, ndërsa isha në njërrugë bukur të gjatë. Nga pamundësia për të dëgjuar muzikë të zgjedhur, nisa të shëtis nëpër stacionet e radiove në Kosovë. Sa të duash emisione muzikore, emisione kontakti gjithashtu të mbushura me muzikë sipas dëshirës së kontaktuesve. Tek dëgjoja muzikë të huaj me fjalë shqip, në çast mendova se më mirë është ta fiku radion dhe të fishkëllej meloditë që i dua më shumë, por kureshtja dominoi këtë bindje dhe vazhdova të shëtisë nëpër valët që shpesh dilnin nga radioja si nga ndonjë llamarinë e ndryshkur e rrahur nga era.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Kultura dhe identiteti janë si mishi me thua. Po muzika që dëgjoja, ma dëshmonin të kundërtën, në fakt dëshmon se edhe kultura (muzika si pjesë e saj shumë e rëndësishme), edhe identiteti ishin katandisur keq. Dhe nuk mund të ishte ndryshe në një vend, të cilin Adem Demaçi e ka cilësuar si kënetishtë. E në kënetishtë është normale të mbizotërojë zëri i bretkosave. Tek dëgjoja tinguj dhe fjalë pa takt e pa kuptim, si për ironi, seç m’u kujtua Hajrie Spikerica, personazhi më popullor i televizionit publik (atëherë RTP) kur ishte nën masa të dhunshme serbe, përkatësisht nën okupim. Përnjëmend shumë me ëndje dëgjoja muzikën në valët e RP-së. Kjo për faktin se cenzura e aplikuar nga masat e dhunshme kishte hequr këngët me motive folklorike përkatësisht patriotike dhe kishte lënë që në eter të shpërndaheshin vetëm këngët me motive qytetare, të cilat edhe sot e kësaj dite i dëgjoj me kënaqësinë më të madhe.

Po si u bë që sot erdhëm në këtë derexhe!? Ne vërtet sillemi me tru peshku, por nuk ka mundësi të mos na kujtohet koha menjëherë pas çlirimit të Kosovës, kur “Marshi i UÇK-së” ishte shndërruar në himn për ta lartësuar luftën e këtyre komandantëve, numër jo i vogël i të cilëve sot gjenden prapa grilave a nëpër dyer gjykatash duke pritur dënimin

për plaçkitje dhe keqpërdorim të të mirave publike. Sigurisht që duhet t’ju kujtohet se kjo këngë e Arif Vladit jo vetëm që ushtonte ngado, por këndohej edhe nëpër restorante, këndohej edhe nëpër dasma, madje edhe dhëndurët futeshin nëpër dhomat e nuseve me këtë këngë, pa harruar edhe ata që për melodi të telefonave celularë kishin zgjedhur pikërisht këtë këngë.

Sigurisht që ekzagjerimi është karakteristikë e karikaturave. E karikaturat nuk dëshmojnë gjë tjetër pos deformim të realitetit, përkatësisht fenomeneve a dukurive në shoqëri. Bazuar në këtë, nëpërmjet një alegorie funksionale, këngëtarja e dalë fare, Mirjeta Kosumi, mori nofkën “Kallash”. Atmosferën me erë baroti në këngë dhe kudo përreth Kallashi nisi ta pushtojë me pamjen e trupit të saj, duke ekspozuar në rend të parë vithet dhe gjinjtë. Dalëngadalë muzika u shndërrua në një art që shikohet e nuk dëgjohet! Tani edhe komandantët janë demilitarizuar dhe shkojnë pas Kallashit! Po t’i kthehem radios si llamarinë e ndryshkur. Nuk po flas për pjesën instrumentale të këngëve, sepse tashmë ato bëhen kryesisht nëpërmjet një sinti dhe të mbështetur kryesisht në melosin oriental, por po vë në spikamë disa nga vargjet e tekstit të këngëve, për të kuptuar më mirë derexhenë në të cilën ka rënë kjo shoqëria jonë e zhytur në kënetishtë.

Ndër të tjera dëgjoj edhe këto vargje: “buzët tua si pasul, do t’i ha si llokum”! Ose këto vargje që më së miri shpërfaqin gjendjen tonë jo vetëm kulturore, por edhe politike: “O vëllavi im i ri, kalle Mitrovicën me allti, o kalle kalle me raketa, me majt mend sa të jetë jeta”! Ky patriotizëm bastard, i shprehur nëpërmjet një teksti alogjik (nëse një vend kallet me raketa, kush do të mbetet të mbaj mend!?), të irriton skaj mase. Po sipas opinioneve del se këngët më të popullarizuara aktualisht janë: “Oj dashnia jeme a je gjallë!” dhe “Kcejna mbi tavolina”. Së fundmit skandaloze del të jetë edhe kënga e Gilit, me vargjet: “Na dashninë e kemi si Sulltani e Hyremi, na dashninë e kemi si Shota e Azemi”. Kjo është një groteskë kaq fyese sa vështirë të gjendet koment për këtë. Mbase kjo këngë e Gilit shpërfaq më së miri krizën kulturore dhe identitare që po e përjetojmë ne banorët e zhytur në kënetishtë, ku njësitet e organizuara të injorancës dhe mediokritetit na e kanë zënë frymën. E logjika e kallashit tjetër edhe nuk mund të prodhojë. Mbase këto janë vetëm disa nga vargjet e këngëve që mund të shërbejnë si ilustrim, ndryshe eteri ynë është ndotur kaq dendur nga këngët që prodhohen për të ushqyer injorancën, sa nuk mund të merret me mend. Ti edhe mund ta rregullosh kasetofonin mund edhe t’i mbyllësh veshët fare, por këtu edhe ajri është i ndotur e ti nuk ke si të mos marrësh frymë. Nuk ke si të mos kalosh shesheve tona, nga tezgat e të cilëve kumbon pa u ndalur kjo muzikë. Edhe ti bëhesh pjesë e saj dhe në fund pajtohesh se Meda ka të drejtë kur e futë dhëndrin tek nusja me këngën “Oj dashni, dashni e vjetër”, pavarësisht se tek qifti i ri krijon një ndjenjë jo të këndshme, duke iu referuar në këtë mënyrë të kaluarës së tyre.

Këtu iu referuam muzikës si një prej arteve më të vjetra dhe më masive, me ndikim shumë më të madh se artet tjera, por më mirë nuk e kemi gjendjen as në fushat tjera të kulturës.

Tags: edi rama
Previous Post

Ministri i ri i Jashtëm i Britanisë nuk mbështeti bombardimin e Serbisë në ‘99

Next Post

Foto/ Për sa orë Maqedonia e pushton Shqipërinë me këto tanke?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Foto/ Për sa orë Maqedonia e pushton Shqipërinë me këto tanke?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.