Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të paraqitet nesër në Prokiurorinë e Përgjithshme ku do të merret në pyetje për akuzat që ka bërë ndaj gjyqtarit të Tiranës Arjan Aliaj.
Prokuroria nisi hetimet pas kallëzimit që bëri Këshilli i Lartë i Drejtësisë ndaj ministrit Tahiri.
Vetë ky institucion ishte pjesë e sulmeve të Tahirit, së bashku me gjyqtarin Aliaj që vendosi pezullimin e Haki Çakos nga detyra.
KLD e ka kallëzuar ministrin e Brendshëm për kanosje dhe fyerje ndaj gjyqtarit dhe gjyqësorit në tërësi.















