Një banor i fshatit Tatzat të Delvinës është plagosur me armë zjarri.
Ai quhet Emro Çela, 51 vjeç dhe është dërguar menjëherë në spitalin e Sarandës.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar kur Çela ndodhej në shtëpinë e nënës së tij.
Çela deklaroi para policisë se “nuk e di kush më qëlloi”.
Mjekët e Sarandës thanë se ai është dëmtuar shumë në një dorë dhe për këtë duhet të dërgohet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Policia paraprakisht dha informacionin e mëposhtëm:
“Rreth orës 04:17, në Spitalin e Sarandës është paraqitur një shtetas i plagosur me armë zjarri.
Shërbimet e Policisë filluan menjëherë hetimet në lidhje me rastin dhe konstatuan se bëhej fjalë për shtetasin e dëmtuar: E.Ç., 51 vjeç, banues në lagjen nr.1 Sarandë, ku dyshohet se është plagosur me armë zjarri “Pistoletë” në krahun e djathtë, i cili është nisur në drejtim të Spitalit të Traumës Tiranë për mjekim më të specializuar, jasht rrezikut për jetën
Gjatë hetimeve paraprake, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në mbrëmje rreth orës 23:00, në fshatin Tatzat, Delvinë pranë pronave të tij.
Policia ka shoqëruar 1 person me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve.















