Udhëheqësi i Partisë së Pavarur të Britanisë Nigel Farage, tha se vendimi britanik për t’u larguar nga Bashkimi Evropian ofron një rreze shprese për lëvizje të ngjashme kudo në Evropë.
Sipas Farage sondazhet e opinionit në Danimarkë, Holandë, Republikën Çeke dhe Itali tregojnë se elektoratet e këtyre vendeve janë të gatshme të largohen nga unioni nëse u jepet rasti për të votuar në referendume kombëtare.
Ai thekson se projekti i BE-së po merr fund dhe shenjat e qarta do jepen kur Hungaria votojë për çështjen e kuotave për imigrantët si dhe kur Austria të mbajë zgjedhjet presidenciale. Ai e cilësoi mjaft shqetësues edhe gjendjen e Italisë në sektorin bankar.















