Administratorja e kopshtit ‘Diren’, Anjeza Shabani ka apeluar masën e sigurisë arrest me burg duke kërkuar lirinë.
Ajo u arrestua rreth 2 javë më parë dhe Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e la në arrest me burg, pas video-skandalit ku shfaqej duke dhunuar e keqtrajtuar një fëmijë 3-vjeçar.
Ngjarja u denoncua nga emisioni ‘STOP’ dhe shkaktoi reagim të madh në publik. Gjatë marrjes në pyetje, Anjeza Shabani pranoi se kishte dhunuar fëmijën, por shtoi se “edhe e kishte puthur dhe përqafuar”.
Tashmë ajo ka apeluar ‘arrestin me burg’ dhe kërkon që të rifitojë lirinë.
















