Deputeti i opozitës Dashamir Shehi, në një prononcim për TemA TV, deklaroi se nuk do ta votojë Reformën në Drejtësi nëse nuk do të ketë një vendim politik të opozitës.
Megjithatë, kreu i LZHK-së, pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, flet me bindje se në grupin e opozitës ka deputetë që janë dakord për ta votuar Reformën në
Drejtësi edhe pa nenin 88, atë që po mban peng konsensusin.















