Një i ri adoleshent në qytetin e Gjirokastrës i cili dyshohet të jetë përdorues i lëndëve narkotike akuzohet për dhunë fizike ndaj babait të tij.
17-vjeçari E.C., banues në Gjirokastër u arrestua pasi në banesën e tij i’u gjet një sasi prej 40 gramë lëndë narkotike e llojit kanabis Sativa, si dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij, shtetasit F. C.
Konfliktet në familje kanë nisur për shkak të dyshimeve të përdorimit të substancave narkotike nga i riu dhe dhuna ndaj prindërve ishte e vazhdueshme.
Mbi adoleshentin rëndojnë akuzat “Prodhim dhe shitje narkotikësh” dhe “Dhunë në familje”.















