Një person është qëlluar me thikë duke mbetur i plagosur rëndë.
Ngjarja ndodhi mbrëmë në orën 20:45 në fshatin Thanasaj të Lushnjes. Sipas policisë, bëhet me dije se i plagosuri është 48-vjeçari Hajredin Musta.
Autori i plagosjes është 31-vjeçari Blerim Beqiri, banues në Elbasan. Motivet e ngjarjes nuk dihen ende. Policia ka shpallur në kërkim autorin./LAPSI.AL/















