Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Durrësit, ku një 67- vjeçare është vetëhelmuar në banesën e djalit të saj me fostoksinë. Shtetasja me iniciale K.S teksa ndodhej në banesën e të birit ka nisur të ndjehet keq. Ajo u dërgua për marrjen e ndihmës së nevojshme, por nuk mundi dot të mbijetojë, duke ndërruar jetë në duart e bluzave të bardha, në spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë.
Bëhet e ditur se 67-vjeçarja jetonte e vetme në një fshat Lushnjës dhe kishte ardhur tek i biri për vizitë. Pasditen e djeshme ajo kishte dalë me nusen e djalit, ku më pas i ka treguar se kishte pirë fostoksinë, pasi kishte nisur të ndihej keq. Dyshohet se e moshuara i ka dhënë fund jetës për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në rrethana që mbeten ende për t’u sqaruar.
















