Vjehrri dhe babai i autorit të vrasjes së sotme në zonën e Valiasit në Tiranë, Afrim Kallari, janë shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime lidhur me ngjarjen.
Gjatë pasdites së sotme, Afrim Kallari vrau vëllanë e tij Ermir Kallarin me armë gjahu dhe plagosi lehtë të ëmën. Pas krimit, ai u dorëzua në polici.
Paraprakisht, dyshohet se vrasja ka ndodhur për një koflikt për çështje pronësie.
Referuar raportimeve, Kallari është një punonjës i zjarrfikëses në “Kombinat”.
















