“Kushuriri që më vrau vëllain nuk është njeri, por monstër. Ai fshihet në Skrapar. Policia duhet ta arrestojë sa më shpejt, pasi rrezikohet jeta e familjarëve të mi. kërkoj mbrojtje nga shteti, sepse ndihemi të rrezikuar. Kështu u shpreh dje Bardhi Terpollari, vëllai i Bledar Terpollarit, që u vra në fshatin Gliki të Igumenicës.
“Nuk e besoja kurrë që vallëi ishte vrarë nga kushuriri im. Akoma nuk e besoj dot. Ai e bëri atë krim dhe do të paguajë për atë. shteti duhet ta gjejë sa më parë dh eta arrestojnë të afërmin tim. Bashkëfshatarët më kanë thënë se Krenarin e kanë parë në pyll. Gjithashtu më kanë thënë se vrasësi i vëllait tim është i maskuar, pasi ka frikë se e identifikojnë dhe e kapin. Ai fshihet në Skrapar, ndaj policia duhet ta arrestojë sa më parë, pasi kemi frikë.”/GSH















