CNN në Greqi ka zbardhur një pjesë të dëshmisë së dhënë nga 28-vjeçari Nana nga fshati Tosk-Martalloz i Tepelenës i Tepelenës, i cili u prangos disa ditë më parë si bashkëpunëtor në masakrimin e Terpollarit. Në foto: Viktima majtas dhe autori i vrasjes djathtas.
“Pashë njerin nga të bashkakuzuarit me mua të trokiste pronën. Viktima e hapi dhe doli disa hapa jashtë kasolles ndërsa nisi të pyeste se çfarë donim në atë orë të natës. Njiheshim nga çëështja e drogës, ndaj ai u përpoq të gjente diçka të thoshte për paratë që kishte borxh, 20 mijë euro. Vrasësi e shtym me forcë e futi brenda në kasolle. Ne ishim jashtë dhe dëgjuam një të shtënë. Disa minuta më vonë e pashë të nxirrte jashtë të vdekurin dhe me një thikë që kishte me vete, i preu kokën. E pashë të fuste thikën dhe kokën në një çantë dh eta fshihte në portbagazh. Ikëm me makinë deri në një vend pranë kufirit. Do ta çonte kokën tek bosi i kokainës dhe do të merrte shpërblimin,” mësohet të jetë shprehur Nana./GSH















