Një ditë pas ndalimit të drejtoreshës së Qëndrës Sociale në Shkodër për dyshimin se me të sëmurat mendore është abuzuar, ka ardhur një reagim nga frekuenteset e kësaj qendre me mbiemrin Maçurreli.
Ajo tha për mediat se “videoja e publikuar ishte e sajuar nga ish-përgjegjësi Leonard Hila, i cili ishte hequr nga detyra për thyerje disipline. Punonjëset neve na trajtojnë mirë. Por Hila i ka lidhur vetë të sëmurat në zinxhirë dhe ka publikuar pamjet.”
Ky është reagimi i dytë qa vjen për mosvërtetësinë e videos ku të sëmurat mendore shfaqen të lidhura me zinxhirë.
Dje, para arrestimit të saj, ishte drejtoresha Julinda Cepi tha se se videoja e publikuar ishte e stisur dhe e manipuluar. Pamjet e paraqitura nuk përputhem me ambientet e brendshme të institucionit, ndërsa ka kërkuar që organet përkatëse të zbardhin të vërtetën. “Do të kishte qënë shumë mirë prezantimi i pamjeve reale të kësaj qëndre dhe jo i atyre të stisura. Këtu ka një shërbim special me specifika të veçanta për të gjithë klientët me aftësi të kufizuara. Pamjet e paraqitura janë absurdite dhe dua që organet përkatëse të merren me këtë çështje duke zbardhur të vërtetën. Nga ana jonë do të ketë mbështetje maksimale. Më shumë se fjalët e mia flasin puna e këtyre grave të mrekullueshme dhe vetë stadi i punës.”















