Disa të shtëna me armë kanë ndodhur pasditen e sotme në zonën e Shkozës në Tiranë.
Sipas policisë së kryeqytetit, ka qenë një konflikt mes disa personave në një lokal bastesh.
Sherri degradoi deri në përdorimin e armëve. Fatmirësisht, asnjë person nuk ka mbetur i plagosur, ndësa janë shkaktuar dëme në vetratën e xhamit të lokalit. Pas të shtënave, autorët u larguan në drejtim të paditur.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e autorëve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj vepre kriminale.















