Policia e Tiranës ka arrestuar dy persona të akuzuar për një seri vjedhjesh në kryeqytet. Gjatë operacionit të koduar “Aparati 2016”, u arrestuan Lutfi Marku 34 vjeç dhe Urim Gjoka 38 vjeç.
Ata dyshohet se i kanë vjedhur portofolin dhe telefonin e markës “Nokia”, shtetases A. M., 59 vjeçe, banuese në Durrës. Policia ka dokumentuar me prova ligjore dhe dy shtetasit e ndaluar dyshohen si autorë të ngjarjeve kriminale:
1. Më datë 04.03.2016, në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në mjetin tip “Mercedes Benz”, në pronësi të shtetases V. F., kanë vjedhur një shumë monetare dhe një telefon.
2. Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases Z. N., i kanë vjedhur telefonin.
3. Më datë 25.03.2016, në rrugën “Ali Demi”, shtetases B. O., i kanë vjedhur telefonin.
4. Më datë 31.03.2016, tek Piramida, shtetasit K. S., i kanë vjedhur telefonin.
5. Më datë 18.05.2016, në rrugën e “Elbasanit”, shtetasit M. G., i kanë vjedhur telefonin.















