Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, ka folur për shkëmbimet kulturore mes Shqipërisë dhe Francës në një intervistë në televizionin francez “TV5 MONDE”.
Kumbaro sjell në vëmendje personalitete të njohur shqiptar në Francë si Ismail Kadare apo Ermonela Jaho, duke theksuar se Shqipëria eksporton kulturë në Francë.
“Marrëveshja e fundit kulturore mes Shqipërisë dhe Francës ka qenë kur ka qenë diktatura në Shqipëri. Marrëdhëniet tona kanë qenë historike. Franca ka një shenjë të fortë kulturore në Shqipëri. Është detyra jonë, kryesisht e institucionit të ministrisë të njohë dhe të zhvillojë këto çështje. Nga pikëpamja kulturore është një vend shumë i fuqishëm, përderisa edhe Kadareja ka dalë nga ky vend. Inva Mula është sporanoja që luan çdo javë, javën e ardhshme do të jetë edhe Ermonela Jaho. Pra ajo që ne eksportojmë si shqiptarë është kultura. Nuk ka nevojë për përkthim të kulturës. Ekonomia është një motor por duhet ta konsiderojmë si një tavolinë të rrumbullakët. Nuk mund të pretendojmë më se ekonomia është një faktor në kulturë. Ka patur zhvillime tragjike, janë këta të rinj që kanë provokuar. Çështja qëndron më shumë kulturore sesa ekonomike”, shprehet Kumbaro.
















