Aksidenti ka ndodhur në fshatin Nikollarë të Maliqit, ku një mjet tip kamion me targë KO 7432 B, duke dalë në rrugë kryesore, në një kthesë të fortë është batuar në rrugë.
Për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Taulant Matraku, 25 vjeç, banues në fshatin Popçisht, i cili ishte drejtuesi i mjetit. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
















