Shtatë shtetas nga Kosova kanë përfituar shtetësinë shqiptare. Në listën e mëposhtme është edhe emri i një këngëtari të njohur në Shqipëri, si Dren Abazi.
Ky i fundit u bë i njohur si pjesë e grupit “Zig Zak Orchestra” dhe nga bashkëpunimet me shumë këngëtare nga Shqipëria, si Anjeza Shahini, Ledina Çelo etj. Duke qenë i preferuar nga publiku, Dreni vjen shpesh herë të këndojë live në lokalet e natës në Tiranë. Tani që ka marrë nënshtetësinë, nuk do të vijë më si një i ftuar.
Personat që kanë marrë shtetësinë shqiptare:
- Norë Abaz Osmani Begolli (Osmani)
- Lekë Kushtrim Begolli
- Kushtrim Ismet Begolli
- Dren Ferid Abazi
- Jon Nazim Krasniqi
- Leutrim Selim Berisha
- Vlona Idriz Gashi















