Ish-kryeministri Sali Berisha pati nje takim me ambasadorin e SHBA, Donald Lu. Në këtë takim ambasadori Lu e njohu zotin Berisha me përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për të arritur në një kompromis midis pozitës dhe opozitës për të votuar amendamentet kushtetuese brenda afatit të përcaktuar.
Ne takim zoti Berisha shprehu vlerësimin e tij të sinqertë për përpjekjet e ambasadorit Lu për arritjen e një kompromisi, në vlerësimin tij plotësisht të mundshëm, midis palëve për votimin e reformës.
Ne takim zoti Berisha u ndal në rëndësinë jetike që ka zbatimi i ligjit të dekriminalizimit, për institucionet dhe vendin në tërësi.
Ai theksoi se Edi Rama nuk ka vullnet për zbatimin e këtij ligji. Berisha u shpreh se Rama, pasi ka futur ne Parlament vrasës, pengmarrës, trafikante jo që nuk kërkon ndjesë po përpiqet të maskoje aktin e tij kriminal duke i krahasuar ata me deputetë të dënuar për shkelje të rregullave të trafikut rrugor apo të burgosur me ligjin e arratisjes se kohës së diktaturës, ndërkohë mashtron diplomatë të huaj duke iu thënë se ai vërtet ka futur kriminelë nga Veriu në Parlament, por ato zona ashtu qeverisen dhe se ata i ka marrë nga Berisha.
Në këtë kontekst zoti Berisha theksoi se nga lista e PD nga viti 1991 deri sot nuk ka absolutisht asnjë deputet apo kandidat për deputet të dënuar për krimet e konventës. Biseda ishte e hapur!















