Një shofer taksie në Kanada, me origjinë nga Kosova, akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në qytetin St. John’s, teksa ishte në detyrë.
32-vjeçari Lulzim Jakupa u arrestuar të premten dhe u paraqit për herë të parë në gjykatë gjatë kësaj fundjave.
Policia e qytetit është ende duke investiguar rastin, shkruajnë mediat kanadeze.
Jakupaj nuk është i panjohur për gjykatën. Sipas stafit të Gjykatës, ai ka punuar aty si përkthyes.
















