Është zbuluar emri i 28-vjeçarit shqiptar që po mbahet i arrestuar nga autoritetet greke, si dëshmitar për vrasjen e Bledar Tërpollarit.
Sipas medieve greke, ai është Emiljano Nana, 28vjec, nga Tepelena. Nana do të dërgohet nesër në Prokurori.
Policia greke ka bërë të ditur se Nana nuk po bashkëpunon plotësisht, nuk është shumë i besueshëm në ato çfarë thotë.
Mësohet se 28-vjeçari nuk ka dhënë emrat e 3 personave të tjerë të dyshuar kryesor për vrasjen e shqiptarit, por vetëm pseudonimet.















