Një dyqan floriri është grabitur nga disa persona ende të paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur në Fushë-Krujë.
Bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur gjatë natës dhe ende nuk dihet vlera e dëmit që i është shkaktuar pronarit.
Nga të dhënat e para mësohet se dyqani nuk ndodhet shumë larg nga komisariati i policisë, por autorët kanë mundur të shembën murin në pjesën e pasme të argjendarisë dhe u futën brenda prej nga dolën me floririn e grabitur.
Ndërkohë policia njofton se ka nisur hetimin për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autoreve./G.S/















