Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, njofton për bllokimin e disa akseve rrugore dhe masat e marra, pasi nga data 27.05.2016 deri më 31.05.2016, në Pallatin e Kongreseve do të zhvillohet “Sesioni i Pranverës i Asamblesë Parlamentare të NATO-s”
Duke filluar nga ora 06:00 e datës 27.05.2016 deri më datë 31.05.2016, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve pasi do të bllokohen rrugët:
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi me rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek sheshi “Nënë Tereza”
– Rruga Ibrahim Rugova, nga kryqëzimi me rrugën “Abdyl Frashëri” deri tek sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin”
– Rruga Lekë Dugagjini, nga sheshi “Fryderyk Franciszek Chopin” deri tek Sheshi “Italia”
– Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, në kryqëzim me rrugën “Papa Gjon Pali II”
– Sheshi “Italia”, rruga përball Stadiumit Kombëtar “Qemal Stafa”
– Parkingu i Bashkisë Tiranë i vendosur në Sheshin “Nënë Tereza” nuk do të funksionoi gjatë ditëve të këtij Sesioni.
Gjithashtu nuk do të lejohet lëvizja e këmbësorëve përreth Pallatit të Kongreseve.














