Një 27 vjeçar shqiptar është arrestuar pas më shumë se një jave kërkim nga policia italiane.
Mësohet se i riu ishte arratisur nga Spitali Psikiatrik i Frozinones në Itali, ku ishte shtruar pasi tentoi të digjte nënën e tij me benzinë.
Mediat italiane raportojnë se ai u kap teksa ishte duke shëtitur i qetë në qendër të Formias.
Shtetasi me inicialet G.E., u shoqërua fillimisht në polici e më pas u dërgua sërish në spitalin nga ku ishte arratisur. Ai ishte mbyllur në spitalin psikiatrik, pasi kishte shfaqur probleme me shëndetin mendor.E.SH
















