Blendi Klosi, Ministri i Mirëqenies Sociale, deklaroi se qendrat e fëmijëve do të monitorohen nga kamerat e vëzhgimit. Teksa u ndal tek skandali seksual në rezidencën e fëmijëve në Shkodër, Klosi tha se do të bëhet rishikim i kritereve të licencimit.
“Do vendosen kamera vëzhgimi dhe këtë e kërkojmë me forcë. Aksion i shpejtë qeveritar për vendosjen e kamerave duke ruajtur privatësinë. Të garantojmë mbrojtjen e fëmijëve. Mbështetje për ndryshimet në kodin penal”, tha Klosi.
A.B















