Mali i Zi nënshkruan sot marrëveshjen për pranimin në NATO, duke i hapur rrugë procesit që Podgorica të bëhet anëtare e 29-të e aleancës.
“Kjo është një ditë historike për aleancën, Malin e Zi dhe për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, tha dje sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Pas Shqipërisë dhe Kroacisë, Mali i Zi është vendi i tretë ballkanik që anëtarësohet në NATO. Stoltenberg theksoi se në NATO-ja ka dhënë mbështetje të fuqishme për anëtarësimin e Malit të Zi, përkundër kërcënimeve nga Rusia.
/E.SH/
















