Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve kanë reaguar sot në lidhje me skandalin ku janë abuzuar seksualisht 3 vajza të mitura në Qendrën Rezidenciale të Fëmijës.
KSHH-ja e konsideron këtë ngjarje tepër të rëndë, ndërsa ka kërkuar vijimin e hetimeve.
“Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Observatori për të Drejtat e Fëmijëve u njohën me një skandal të rëndë të ndodhur në Qendrën Rezidenciale të Fëmijës në Bashkinë Shkodër. Tre fëmijë të moshë së mitur, të seksit femër që banonin në jetimoren e këtij qyteti janë abuzuar seksualisht.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër ka filluar ndjekjen penale duke urdhëruar ndalimin e ish-drejtores dhe disa punonjësve të kësaj qendre. Ne i sugjerojmë organeve të drejtësisë të zhvillojnë një hetim të shpejtë, objektiv dhe të gjithanshëm”, thuhet në reagimin e KSHH-së. /E.SH/
















