Ditën e sotme, pesë persona janë plagosur në Durrës, si pasojë e përplasjes së dy automjeteve.
Policia e Durrësit ka njoftuar se ka vënë në pranga drejtuesin e njërës prej makinave të përfshira në aksident, i cili ishte në gjendje të dehur në momentin e ngjarjes.
Kështu, ia arrestuar është shtetasi Dritan Kola. Policia ka shtuat se 5 personat e lënduar u dërguan menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.
Sipas mjekëve të spitalit të Durrësit, 5 të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. Bëhet e ditur se ekspertë të policisë po punojnë për të zbardhur ngjarjen.
E. S















