Pak pas mesditës së sotme, në aksin rrugor Fier- Sheqishte, ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të plagosur dy persona.
43- vjeçari A. R., duke drejtuar autobusin me targa AA 926 ND, është përplasur me motorin “Jamaha”, pa targa, që drejtohej nga K. S., 72 vjeç, banues në fshatin Frashër, Fier.
Për pasojë janë aksidentuar drejtuesi i motorit dhe bashkëshortja e tij, J. S., 69 vjeçe, të cilët ndodhen në sallën e operacionit të spitalit në Fier. Pas aksidentit u bë shoqërimi i drejtuesit të autobusit në polici.
Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.A.B
















