Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë vënë në pranga një punonjës të Bashkisë Shijak.
Gjatë kontrollit në banesën e Shpend Limajt 43 vjeç u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe 6 fishekë.
“Arrestimi në flagrancë i tij u bë pasi Në lagjen Nr. 13, Durrës, në orët e para të mëngjesit të datës 12.05.2016, gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e tipit ”Makarov” dhe 6 fishekë. Efektivat e Policisë e kanë mbajtur nën mbikëqyrje Limën, me qëllim parandalimin e ndonjë ngjarje të rëndë kriminale pasi, më datë 15.03.2016, ishte konfliktuar me një shtetas, ku Lima mbeti i plagosur”, informon policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenin 278/5 të Kodit Penal.
A.B/Shekulli Online/
















