Një i ri është vënë në pranga nga policia, pasi akuzohet se ka vjedhur një shumë prej më shumë se 220 eurosh në xhepin e një udhëtari. Por pas arrestimit, atij i janë zbuluar edhe disa vjedhje të tjera që i ka bërë në autobusë.
Burime nga policia kanë bërë të ditur për SYRI.net se një ditë më parë rreth orës 12:00 është vënë në pranga në flagrancë Armando Berisha, 21 vjeç, banues në Tiranë, , i dënuar dy herë për vjedhje.
Arrestimi i tij është bërë sepse në orën 09:00, në fshatin Fushë Mëzes, në bashkëpunim me persona të tjerë, në autobusin urban, i kanë vjedhur 225 euro, shtetasit me inicialet B. K., banues Kodër Kamëz.
Nga hetimet e policisë rezulton se Berisha është autor i ngjarjeve të ndodhura në 31 janar 2016, datë 20 prill 2016 dhe 28 prill 2016.
Policia ka bërë të ditur se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorëve.















