Një 32-vjeçar dhe një 55-vjeçar grek janë arrestuar në Janinë, pasi u kapën me lëndë narkotike.
Ata u kapën në dhomën e një hoteli, pas informacioneve në rrugë operative që kishte marrë policia greke.
Shqiptarit dhe grekut iu sekuestruan 20.7 gram heroinë dhe 0.8 gram kanabis i papërpunuar.
Sipas policisë greke, ata do ta shisnin drogën në qytetin e Janinës përmes dozave të vogla.
















