Festa e Pashkëve nuk ka shkuar mirë për një çift shqiptarësh që jetojnë në Itali. Me dëshirën për të ndjekur traditën e therjes së një kafshe me rastin e festës, ata kanë zgjedhur një dele për menynë e Pashkëve.
Por pasi e kanë therur në oborrin e shtëpisë, fqinjët e kanë cilësuar të palogjikshëm këtë veprim dhe kanë njoftuar policinë.
Karabinierët shoqëruan çiftin në komisariat, i cili akuzohet për shkeljen e standardeve sanitare.
Ngjarja ndodhi në Arquà Polesine.















