• Latest
  • Trending
  • All

Gjumi i Trimit

12/11/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Tuesday, 18 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Gjumi i Trimit

12/11/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Edison Ypi

Trimi i katundit nuk kishte pasur probleme me gjumin dhe me zgjimin. Trimi flinte pasi lodhej, zgjohej pasi çlodhej. Dilemat e para lidhur me gjumin dhe zgjimin Trimit nisën t’ja bënë çorap trurin fill pasi nisi të mendojë të ikte a të mos ikte në kurbet kur gjumi dhe zgjimi nisën t’i nakatoseshin me njëritjetrin duke j’u dukur gjumi zgjim dhe zgjimi gjumë, ëndërrat realitet dhe realiteti ëndërr. Mes këtyre ngatërresave i lindi dhe pyetja nëse përveç gjumit dhe zgjimit a ekziston vallë dhe ndonjë gjëndje tjetër e ndërmjetme, ndonjë gjumëzgjim apo zgjimgjumë, e nëse po, cili ishte ndryshimi mes të dyjave. Por dyshimet nuk e mposhtën. Nuk jam kot Trim, tha, do iki në kurbet, dhe iku.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Në kurbet Trimi bëri gjithë kohën punë krahu. Ngatërresat me gjumin dhe zgjimin për një farë kohe i harroi. Por më vonë krimbi i gjumit dhe larva e zgjimit nisën përsëri ta gërryenin. Sepse atje, pra në kurbet, Trimi vuri re diçka të çuditëshme, sa më tepër punonte aq më i zgjuar ndjehej. Vazhdoi kështu derisa një ditë ndjeu se zgjimi ja kishte mposhtur plotësisht gjumin, gjumi i ishte zhdukur krejt, i kishte mbetur vetëm zgjimi. Ky zbulim e tronditi. Kjo që po më ndodh, tha me vete Trimi, është e frikëshme. Njeriu ndoshta mundet të flejë gjithë kohën, por nuk mundet të rrijë gjithë kohën zgjuar si po më ndodh mua. Puna e lodhëshme nuk ja mundësonte të mendohej gjatë për gjumë, zgjim, dhe enigmat përkatëse, prandaj problemin e gjithzgjimit dhe zerogjumit për një kohë e la pezull.

Ndejti në kurbet disa vjet sa grumbulloi një sasi paresh të mjaftueshme për të ngritur një shtëpi të re si dhe për të marrë nuse në katundin e vet.

Pastaj Trimi i zerogjumit dhe gjithzgjimit të kurbetit, u kthye në katund ku me gaz të madh e pritën prindërit, motrat, vëllezërit, farefisi, miqtë.

Me tu kthyer në katund, nuk foli asnjë fjalë, nuk u takua me askënd, iku u përmbys drejt e në shtrat për të fjetur.

Ra Trimi për të fjetur, mirpo prit e prit e s’po zgjohej. U bënë merak. Megjithatë nuk e ngacmuan, e lanë të flerë. Le të flejë Trimi i lodhur nga kurbeti, thanë, së shpejti do çohet nga gjumi dhe do nisi punët, do punojë arat, do nisi ndërtimin e shtëpisë, do martohet, do bëjë dasëm.

Trimi fjeti tre ditë e tre netë si i vdekur.

Gjumi i gjatë i Trimit bëri përshtypje. Disa nga të afërmit sugjeruan që dikush ta shkundëte Trimin nga supet, a makar ta prekte me një fije bari në qafë për tu siguruar se nuk kishte vdekur, por askush nuk guxoi ta merrte iniciativën me fije bari te qafa ose shkop te veshi.

Kur më së fundi Trimi u zgjua, të gjithë morën frymë lirisht. Por Trimi s’foli asnjë fjalë. U çua nga shtrati. Doli në oborr, bëri një shurrë të të bollshme si shurrë kali në formë rrëkeje gjarpëruese që përfundoi në përrua, vajti në banjë ku ndejti gati një orë, u kthue nga banja, hëngri, piu, iku u rras prap në shtrat.

Epo do flerë edhe pak dhe do zgjohet, thanë.

Trimi u zgjua pas pesë ditësh e pesë netësh. Bëri të njëjtat veprime si herën e parë, dhe ja rrasi prap gjumit.

Të mësuar nga hera e parë kur fjeti gjatë dhe nuk vdiq, pra meqënëse precedenti fatlum, këtë herë gjumi i gjatë i Trimit nuk u bëri fort përshtypje.

Të tretën herë fjeti 8 ditë e 8 netë rrjesht.

Të katërtën herë 12 ditë e 12 netë.

Të pestën herë, kur pasi kishte fjetur plot 20 ditë e 20 netë rresht, nuk u ngrit fare nga shtrati. U tha,

-M’i sillni çdo gjë këtu në shtrat, të ngrënat, të pirat, dhe një oturak të madh me kapak hermetik. Jam mësuar në perëndim ku ka pak llafe dhe shumë punë, shumë zgjim dhe aspak gjumë. Pyetmëni shkurt, do tu përgjigjem edhe më shkurt.

E para e pyeti nëna;

-Të mori malli për mua ?

-Disi.

E pyeti motra;

-Do fillosh t’i punosh arat, do nisësh ta ndërtosh shtëpinë ?

-Po.

E pyeti vëllai;

-A do marësh nuse ?

-Ndoshta.

E pyeti Fisniku;

-A të mungoi Atdheu ?

-Aspak.

E pyeti Bujari;

-A ishte i lodhshëm kurbeti ?

-Ik provoje.

Kur pyetjet dhe përgjigjet shterrën, Trimi nisi të mendojë më kthjellët. Atje sa më tepër lodhej aq më pak flinte. Këtu sa më tepër çlodhej aq më tepër i flihej. Atje gjithë kohën zgjim. Këtu gjithë kohën gjumë. Zerogjumi dhe gjithzgjimi i kurbetit ja kishin zënë vendin zerozgjimit dhe gjithgjumit të katundit.

Duke e parë në atë gjendje të çakërrdisur disa miq i dhanë këshilla si të dilte nga gjendja e gjithgjumit dhe zerozgjimit të katundit;

-Ik në Gjermani ku po të panë duke fjetur të mbyllin në çmendinë.

-Ik në Amerikë ku gjumi është i ndaluar me ligj.

-Ik në Angli ku po fjete të shkojnë në hell.

-Ik në Australi ku po të flesh të burgosin.

Trimi i dëgjoi sa i dëgjoi dhe iku përsëri të flerë me ditë e me net.

Por tashmë nisi të shohi nga pak televizor për të marrë vesh çfarë kishte ndodhur gjatë viteve të mungesës. Doli dhe disa herë në verandë për të parë fushat, kodrat, luginat, kopështet, arat, të cilat i kishte harruar fare, por tani j’u dukën të bukura dhe të dashura.

Megjithatë nuk merrte dot një vendim të rrinte këndej gjithë kohën i fjetur pa bërë asnjë punë, apo të ikte andej për të ndejtur gjithë kohën zgjuar duke punuar. Vazhdoi me këto hezitime derisa një mik i vjetër i tha;

-Dëgjo o Trim. Vetëm zgjim është çmenduri. Vetëm gjumë është vdekje. Edhe gjumë edhe zgjim është jetë. Zgjidh e merr.

Me të dëgjuar këto fjalë, Trimi i dha drejtim. Tha me vete; Do rri në katund. Do kombinoj gjumin me zgjimin. Do marr nuse. Do bëj 8 kalamaj. Dy bastarda prej atyre që as vetë nuk do ta dinë sa zgjuar e sa fjetur do ta kalojnë jetën. Dy hajduta që do rrinë gjithë kohën zgjuar. Dy bythpambuka me shkollë nga ata me laptop mbi sup që do paguhen me Euro në ndonjë OJQ ku s’do bëjnë asnjë punë, pra do flenë gjithë kohën gjumë. Dy për së mbari që do flenë kur do lodhen dhe do zgjohen kur do çlodhen. Pastaj do kem kohë të fle atë gjumin pa zgjim, atë gjumin e pafundëm.

Previous Post

Rama-Meta; kriza reale për të kapur drejtësinë

Next Post

Këmbësoren ‘Skënderbej’ e vrau kryebashkiaku Rama!

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Këmbësoren ‘Skënderbej’ e vrau kryebashkiaku Rama!

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.