Në Serbi po kërkohet hetim për festimet e shqiptarëve të Bujanocit e Preshevës, kur kombëtarja shqiptare arriti kualifikimin historik në Armeni.
Siç njofton portali “Juzhne vesti” nga Nishi, përcjell fonet, “pasi që Përfaqësuesja e futbollit të Shqipërisë lidhur me fitoren ndaj Armenisë ka hyrë në Kampionatin Evropian, shqiptarët e Preshevës dhe të Bujanocit spontanisht janë tubuar nëpër sheshe që ta kremtojnë fitoren”, transmeton Koha.net.
Fonet shkruan se kryetari i Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq, “sot me fjalët më të ashpra e ka dënuar sjelljen e shqiptarëve” dhe ka kërkuar nga organet kompetente që sa më shpejt, “në pajtim me ligjin, t’i shqyrtojnë të gjitha faktet për këtë ngjarje”
















