Pas mirënjohjes së kryeministrit Edi Rama drejt kombëtares, fjalën e ka marrë kapiteni i kuqezinjve Lorik Cana, i cili ka thënë se vetëm të bashkuar shqiptarët mund të bëjnë shumë gjëra së bashku, siç ndodhi me kualifikimin historik.
“Jemi krenar për vendin tonë dhe në fund, kur kemi mbështetje dhe njerëz që e vlerësojnë sakrificën tonë, jemi të gëzuar. Jemi krenarë dhe të lumtur, sepse e dimë që i kemi lumturuar njerëzit dhe kjo na jep një kënaqësi të madhe”.
Cana po ashtu ka pohuar se kombëtarja nuk do të shkojë kokulur në Kampionatin Europian: “Shqiptarët do rifitojnë çdo luftë, sapo të kenë mbaruar betejat me vetveten, – ka kujtuar ai një shprehje të Mit’hat Frashërit. – Kështu shqiptarët duhet të lënë mënjanë çdo lloj interesi personal dhe brezat e rinj t’i marrin si shembull. Në evropian ne do të shkojmë me kokën lart, nuk do ikim si Shqipëria e vogël, por si Shqipëria e Madhe”.















