• Latest
  • Trending
  • All

E kisha pritur një jetë!

13/10/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 16 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme

E kisha pritur një jetë!

13/10/2015
in Lajme

Blendi Fevziu

E dinin që gjithçka kishte mbaruar, por kishin frikë ta besonin! Hidhnin në fushë vështrimet e ankthshme thuajse prisnin që nga momenti në moment të ndodhte kthesa e dhimbshme. Ajo që na kishte ndëshkuar 3 ditë më parë në Elbasan Arena, ajo e ndeshjes me Portugalinë, histori që përsëritej e përsëritej prej dekadash. Fataliteti i momentit të fundit. Prisnin golin kundërshtar dhe thuajse qenë mpirë nga forca e traditës, që kishte qenë për vite e vite kaq e pamëshirshme me ne. Shihja se si tifozët e paktë shqiptarë kontrollonin orën, se si llogarisnin minutat dhe thuajse nuk besonin më se tashmë ajo që prisnin prej vitesh kishte ardhur. Po shkonte ora 10 e mbrëmjes në stadiumin e Jerevanit dhe dy grupe me të njëjtin qëllim po jetonin emocione të pabesueshme. Futbollistët në fushë dhe tifozët në shkallët e stadiumit.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Të parët ishin të qetë. Profesionistë, të pa ngarkuar me shumë histori, me një vështrim të akullt dhe me një përqëndrim që më kishte impresionuar në pushim kur i pashë nga afër. Kisha bindjen se ata besonin. Futbollistë klubesh të mira, shumica të lindur ose të rritur në perëndim, ata pak kishin të bënin me fatalitetin që kish shoqëruar për shumë vite gnjyrat kuq e zi. Për ta kjo ishte një garë dhe në garë kishin bindjen se një ditë do fitonin.

Të dytët përcillnin gjithë shqetësimin e një vendi që nuk ishte ngjitur kurrë në një podium nderi në arenën e futbollit. Ishin po ata që kisha parë që fëmijë në shkallët e stadiumit, po ata me të cilët kisha shfryrë sa herë trishtimin e humbjeve zinxhir dhe po ata që në ditë të mira dhe teë këqia qenë ulur në po ato shkallë të betonta të Qemal Stafës, duke thirrur parrullën e thatë që thuajse nuk përdoret më: Para Shqipëria!

Në fakt Shqipëria nuk bënte dot para. Rropatej në të përpjetën e ca minutave të mira, të ca sulmeve entuziste dhe e mbyllte e fundit në grup, ose në ndonjë rast fatlum e dyta nga fundi.

Ky ishte sezoni i parë që ne realisht shpresonin. Një prej disa sezoneve që gjërat kishin ndryshuar, por sic ndodhte gjithnjë në ndeshjet e dikurshme, ishte rikthyer sindroma e minutës së fundit. Kishim humbur një ndeshje me Portugalinë në shtesë, një tjetër me Serbinë po në shtesë dhe në fund, rrezikonim që ky fatalitet, të na linte minutën e fundit jo jashtë një ndeshje, por jashtë një kompeticioni ku dukej se kishim hyrë me një këmbë. Dhe që po hynim për herë të parë në histori.

Të shtunën ndërsa avioni me ekipin kombëtar po nisej nga aeroporti i Rinasit, kisha pyetur veten nëse futbollistët e kishin kaluar traumën e ndeshjes së Elbasanit. Dukeshin të heshtur, pa shumë gjallëri dhe thuajse nuk komunikonin me askënd. Nuk kisha besuar kurrë në bestytnitë, por befas nisa të kërkoj shenja që na jepnin shpresën. Vura re se avioni që udhëtonim ishte po ai që ishim kthyer nga Beogradi më 14 Tetor 2015; që në cantë kisha marrë me vete po atë këmishë qa mbaja në stadium atë natë dhe që pjesa më e madhe e tifozëve ishin po ata. Ai grup që e ndiqte ekipin kombëtar kudo. Pjesa më e madhe e tyre më sqaruan që kishin menduar njëlloj si unë, madje disa qenë ulur në të njëjtat vende ku kishin qenë në kthim nga Beogradi. Të tjerë, kishin harxhuar thuajse gjysmën e ditës së tyre para ndeshjes për të ndezur qirinj në një kishë të shenjtë buzë Malit Ararat, nja 50 km nga Jerevani, ndërsa dy të tjerë duke respektuar traditën Armene kishin blatuar madje edhe një gjel me shpresën se do sillte fat.

Pjesa tjetër qënë ulur në hollet e Hotel Ruajal Tulip, më shumë se sa në gjuatje të fotove me futbollistët, në përgjim të shenjave nëse armenët do ishin neglizhentë me ndeshjen apo do ndesheshin ashpër në fushë edhe tani që i kishin humbur të gjitha. Lajmet ishin kontradiktore. Shtypi armen ishte i ftohtë ndërsa Presidenti i Federatës së tyre e anashkaloi drekën tradicionale përpara ndeshjes. Një prej tifozave pranë meje më sqaroi se kjo ishte shenjë e keqe. Sipas tij Armenia kishte premtuar të ndihmonte Danimarkë. Ndërsa një tjetër më tha se ata nuk kishin ndërmned të përplaseshin aspak në fushë. Atmosfera ishte e vagullt dhe gjithë qyteti ishte derdhur në shesh në festimet e 1700 vjetorit të shtetit të parë Armen. Thuajse 3000 vetë mbërritën në stadium, të veshur me fanelat e tyre dhe me një banderolë që i uronte ekipit të tyre fitore. Lajmet e fundit dhe me gjasë të besueshme flisnin për një presion që vinte nga qarqe ruse dhe që i kërkonte Armenisë të bënte një betejë të ashpër. Vetë trajneri armen nuk dukej edhe kaq i motivuar. Në konferencë shtypi deklaroi se edhe humbja mund të ishte normale sepse ekipi i tyre nuk kishte asgjë për të fituar. Por ai shpresonte që do ta mbyllnin pozitivisht këtë ndeshje të fundit.

Në stadium situata u bë edhe më e nderue kur një grumbull bodigardësh nisën të zbresin në dy anët e tribunës qëndrore. Presidenti i Armenisë kishte mbërritur në stadium për të parë ekipin e tij dhe kjo nuk premtonte asgjë të mirë për ne. Loja nuk kishte nisur ende, kur në një cep nisën të dëgjohen thirrjet: Shqipëri, Shqipëri. Një grup tifozësh shqiptarë, thuajse 50 vetë, shumica nga Londra, kishin mbërritur në stadium dhe po dominonin atmosferën me thirrjet e tyre. Pata një moment ngjethjeje. M’u duk vetja aq i vetmuar dhe aq larg atmosferës së ca ditëve më parë në Elbasan. Shqipëria po luante ndeshjen më të rëndësishme të historisë së saj; ndeshjen që do ta çonte drejt elitës së futbollit europian. Dhe ai grup tifozësh, ktheu befas situatën. U ndjeva mirë, dhe besova. Nuk na u desh të presim shumë. Goli i parë. Pastaj i dyti. Pastaj pushimi. Fillova të ndjeja drithërima që më kalonin duke përsëritur po atë pyetje. Po sikur ta pësonim në minutat e fundit?! Pastaj erdhi goli i tretë. Llogjika më thoshte që tashmë nuk ndodhte më kurrë. Por pjesa racionale brenda meje mbytej nga ankthi që më kish shoqëruar një jetë. Isha futur në pistë ndërkohë. Dëgjoja kërcitjen e topit që përplasej me një tingëllim krejt tjetër nga ai që kisha dëgjuar gjithë jetën në shkallët e stadiumit. Kisha bashkuar duart padashje. Nuk e di pse po mendoja momentet e para që isha emocionuar ashtu. Mbase një dite të vitit 1980 kur Shuster shënonte dy herë për Gjermaninë në portën e Jani Kaçit; mbase një ditë stërvitje të Gjermanisë në 1983 kur stadiumi që mbushur më shumë se sa në një ndeshje ndërkombëtare futbolli vetëm për të parë Rumenigen; mbase ca ndeshje me Finlandën dhe Austrinë. Pastaj ndeshjen me Belgjikën, atë që brezi im nuk e harron kurrë. M’u kujtuan heronjtë e fëmijërisë sime, ata futbollistë që luanin me fanelat kuq e zi, kur këta djem që ishin në fushë nuk kishin lindur ende. Por që sot, kishin marrë mbi krahë një ëndërr që ata as guxonin ta mendonin, kualifikimin. Nuk pata kohë të mendoja më gjatë. E kisha ndjekur topin me sy pa asnjë vëmendje në monentet e fundit. Dëgjova thirrje, brohoritjet e atyre pak vetave që qenë aty dhe renda edhe vetë në fushë. Futbollistët po festonin. Ishte një festë e çmendur, një fetsë që isha i bindur se qe dhjetra herë më e fuqishme në rrugët e Tiranës, Prishtinës, Shkupit, Ulqinit dhe me siguri Bazelit, qytetit prej nga vinte shumica e lojtarëve të ekipit tonë kombëtar.

Gjithçka që ndodhi më pas ishte e pabesueshme. Ishte e pabesueshme pikërisht sepse e pabesueshmja kishte ndodhur. Dhomat e zhveshjes ushtonin nga kënga e lojtarëve. Tifozët e paktë qenë mbledhure në dalje; të tjerë çekonin rrjetet socialë për të verifikuar se ku ishte festa. Euforia jonë binte ndesh me nje indiferencë totale të armenëve. Nuk e di sa ndenjëm në stadium, por pak minuta më vonë, hoteli u pushtua krejt nga Shqiptarët. Alban Bushi u hodh në një nga shatërvanët përballë tij duke fituar vëmendjen e dhjetra armenëve që bënin foto dhe video. Në holl, një afrikane m’u afrua dhe më pyeti me xhentilesë nëse e dija ku ishte trajneri. Sot në mëngjes i urova atij fat, më tha, por nuk e dija cfarë ekipi ishit. Unë vetë jam Senegaleze. I shpjegova se sapo kishim fituar një ndeshje, që për ne do të thoshte histori. Gruaja më vështroi gjithë admirim dhe u entusizmua akoma më shumë nga një këngë ditëlindje. Kishte hyrë data 12 dhe Ansi Agolli festonte 33 vjetorin e tij. Ishin të gjithë rreth tij.

Në mbrëmje vonë qenë shpërndarë të gjithë nëpër holl. Lojtarë, tifozë, të qetë apo entuziastë. Dola të eci pak rrugëve tashmë të shkreta. Gjurmët e festës së 1700 vjetorit të shtetit armen qenë aty. Më dukej sikur qenë bashkuar me festën tonë, modeste. Isha i bindur që ai qytet që thuajse kurrë s’më kishte thënë asgjë, ishte lidhur tashmë fort me historinë e futbollit tonë. Isha i bindur që sa herë biseda të vij rreth ekipit kombetar, do ta them gjithnjë me një lloj kënaqësie të papërmabjtur: po, unë kam qenë atë natë në Jerevan! Natën e Shqipërisë!

Previous Post

Serbia kërkon hetim për festimet e mbrëmshme në Bujanoc dhe Preshevë!

Next Post

Partitë politike po e dështojnë shtetin e Kosovës

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Partitë politike po e dështojnë shtetin e Kosovës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.