• Latest
  • Trending
  • All

Intervista e tensionuar: Rama përplaset me gazetarin e DW

23/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 19 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Intervista e tensionuar: Rama përplaset me gazetarin e DW

23/09/2015
in Aktualitet, Lajme, Vendi

Gazetari britanik, që punon për Deutsche Welle-n dhe drejton emisionin e ri televiziv “Conflict Zone”, Tim Sebastian e ftoi kryeministrin Edi Rama në një intervistë me tone replikuese, ku preken temat më të nxehta aktualisht në Shqipëri, si lufta kundër krimit të organizuar dhe drogës, lufta kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë, por edhe më gjerë, bashkëpunimi në Ballkan dhe rrezikun e rikthimit të fantazmave të së shkuarës në rajon.

“Jam absolutisht i bindur se Europa ka nevojë për Ballkanin sot, ashtu si edhe Ballkani ka nevojë për Europën”, shprehet kryeministri i Shqipërisë dhe kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në intervistë me Deutsche Wellen, duke theksuar se gjithnjë e më shumë njerëz në Ballkan kanë një lloj lodhjeje me durimin e vazhdueshëm, prandaj nevojitet të lëvizim më shpejt dhe përpara.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

“Ballkani është Europë”

“Dua të them se Ballkani është Europë dhe nëse Ballkani sot është një histori e suksesshme e paqes dhe e bashkëpunimit në botën tonë, ka një arsye për këtë, dhe arsyeja është, sepse ne të gjithë duam të jemi pjesë e Europës, dhe nëse paqja erdhi mes shqiptarëve dhe nëse për herë të parë, unë vizitova Beogradin pas 68 vjetësh si kryeministër shqiptar, dhe kryeministri Vučić erdhi në Tiranë, si kryeministri i parë serb që shkeli në Shqipëri, kjo tregon diҫka, sigurisht i tregon botës sonë, por tregon para së gjithash aspiratën e njerëzve tanë për të qenë pjesë e Europës…”

Kërcënim ndaj Europës me fantazmat e së shkuarës në Ballkan?

Një pikë e nxehtë e intervistës është debati i zhvilluar pas pyetjes së gazetarit të Deutsche Welles mbi fantazmat e së shkuarës në Ballkan, të cilin gazetari e cilëson si një kërcënim të Ramës për Europën nëse ajo nuk shpejton me integrimin.

Tim Sebastian: Dhe përveҫ këtyre të gjithave, është kërcënimi që ju bëtë në maj, kur i thatë gazetës turke, Hyriet: “Për sa kohë që ëndrra jonë europiane është gjallë, Ballkani nuk do të ketë shqetësime, por nëse kjo ëndërr zhbëhet, do të kemi shqetësime”. Me fjalë të tjera: Na jepni atë që duam, ose ne do t’iu shkaktojmë probleme”.

Edi Rama: Jo, kjo nuk është kështu.

Tim Sebastian: Ky është kërcënim, pse nuk është kështu?

Edi Rama: Nuk është kërcënim.

Tim Sebastian: Tingëlloi shumë si i tillë.

Edi Rama: “Tingëlloi i gabuar atëherë, por nuk është kërcënim. Kjo është një e vërtetë e thjeshtë, ne vijmë nga një histori e gjatë e gjakderdhjes, konflikteve e kështu me radhë. Kështu fantazma është e shkuara përreth nesh e ose gjenerata jonë do të bëjë gjënë e duhur dhe do të bashkohemi të gjithë në Europë, dhe kjo merr fund, ose do të jetë fantazma e së shkuarës ajo që do të marrë gjendjen në dorë. Kjo është shumë e thjeshtë.“…“Jam duke e përsëritur se Europa duhet të jetë strategjike në lidhje me Ballkanin, nuk është „business as usual“, është një hapësirë, që ju e dini shumë mirë, se ka qenë problem i madh me shekuj për njerëzit që jetonin në këtë hapësirë, por edhe për kontinentin. Tani është një hapësirë që ndodhet në një moment të ri fantastik të paqes dhe bashkëpunimit, por kjo paqe është shumë e madhe për supet tona.”

Sistemi i drejtësisë si industri përfitimi

Një nga frontet më të vështira të reformave në Shqipëri është ajo e sistemit të drejtësisë. Në „Conflict Zone“, kryeministri Rama deklaron se “ne nuk kemi vetëm gjykatës të korruptuar, ne kemi një drejtësi të tërë të korruptuar, që punon si korporatë, si një industri përfitimi. Dhe ne jemi duke e ndryshuar këtë, duke filluar me reformën që do të kalojë këtë vjeshtë.”…“Drejtësia është ҫështja jonë ende e hapur. Dhe unë ua kam thënë gjithmonë bashkëqytetarëve të mi: Nëse ne nuk jemi në gjendje të kemi një drejtësi dinjitoze për vendin, nuk do të jemi kurrë në gjendje të bëhemi pjesë e Bashkimit Europian.“

Në intervistë për “Conflict Zone”, gazetari i Deutsche Welles prek edhe temën e krimit të organizuar dhe luftën kundër plantacioneve të drogës në Shqipëri, duke marrë përgjigjen nga kryeministri Edi Rama, se janë duke u fshirë nga sipërfaqja plantacionet me kanabis, gjë që solli edhe vlerësime nga Bashkimi Europian. Por gazetari i Deutsche Welles këmbëngul:

Tim Sebastian: Ok, po sa liderë të mafias keni marrë nga rruga. Sa liderë të mafias?

Edi Rama: Liderë të mafias?

Tim Sebastian: Po, dua të them se sa keni burgosur?

Edi Rama: Ne nuk kemi liderë të mafias në Shqipëri, liderët e mafias janë në Europë.

Tim Sebastian: Oh vërtet?

Edi Rama: Natyrisht.

Tim Sebastian: Pra ju nuk keni krim të organizuar? Kështu kur Departamenti i Shtetit thotë: Shqipëria është një burim dhe vend destinacion për trafikimin, ju nuk keni kriminelë?

Edi Rama: Jo, jo, jo, ju folët për liderë të mafias. Liderët e mafias janë në anën tjetër të Adriatikut. Ne kemi krimin e organizuar të lidhur me të dhe të mos flasim më për mafian kombëtare. Nuk ka mafie kombëtare. Nuk ka person të krimit të organizuar që kapet që të mos ketë, tre, katër ose pesë kode në telefonin e tij celular. Kështu ka një ndër-lidhje.”

Previous Post

Një argument pro dhe një kundër për ndotjen e “Tiranës pa makina”

Next Post

Nga ankthi i nënshtrimit drejt ankthit të lirisë

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Nga ankthi i nënshtrimit drejt ankthit të lirisë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.