Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka paraqitur entuziast sot ato që sipas tij janë rezultatet e ditës pa makina në Tiranë.
“Shiko rezultatin e 1 dite pa makina! Sot Tirana u mbush me frymë, ndërsa të gjithë ne kemi thithur më pak ndotje. Të dhënat inkurajuese të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit tregojnë se vetëm nga mungesa e qarkullimit të makinave në sheshin “Skënderbej” nga ora 06.00 deri në 14.00, niveli i NO2 dhe Benzenit, dy treguesit që shkaktohen nga tymi i mjeteve, ka rënë ndjedhëm në të gjithë Tiranën”, – shkruante kryebashkiaku në Fb-në e tij, ku e paraqiste me një foto argumentin që jepte.
Por nuk ka qenë i këtij mendimi ish-zv mininistri i Mbrojtës i Ramës, Dritan Hila, i cili nga trafiku i Tiranës jepte një dëshmi krejt tjetër.
“Kam nje ore i ngecur ne unazen e Tiranes dhe kam thithur tym skarpamentosh me shume se ne çdo dite pa biçikleta. Bulevardi ishte kthyer ne nje pazar Kabuli. Ne nje qytet pa rruge dytesore qe lidhin arteriet kryesore, eshte papergjegjshmeri te besh nje maskarade te tille. Bej qyfyre me jeten tende, bej teatro ne keshill bashkiak e shkolla, bej selfi me veten dhe kapitenin, por mos me nxi jeten e perditshme se nuk ta kam borxh”, – shkruante Hila.
















