• Latest
  • Trending
  • All

Nga ankthi i nënshtrimit drejt ankthit të lirisë

24/09/2015

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Monday, 17 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Nga ankthi i nënshtrimit drejt ankthit të lirisë

24/09/2015
in Aktualitet, Lajme, Opinion

Nga Boiken Abazi

Imagjino për një çast një krijesë të madhe dhe të çuditshme që të afrohet ngadalë, dhe ti shtangesh. Ndjenja në ato momente duket si frikë. Por frika ka një objekt, ose veprim, të veçantë ndaj të cilit drejtohet. Si për shembull, frika ndaj vetë krijesës në këtë rast, ose frika nga dhuna. Fakti që ti ndihesh i ngulfatur dhe qëndron i shtangur në vend, tregon ankth. Ankthi krijohet ngaqë ti nuk e di se ç’do të ndodhë me ty. Nuk e di nëse krijesa po vjen të të rrëzojë në tokë apo thjesht të të kalojë pranë pa bërë gjë. Ankthi është frikë e papërqendruar. Është gjendja ndrydhëse që krijohet nga paparashikueshmëria. Në nivel kolektiv, ankthi është veçanërisht i dallueshëm te popujt që kanë qenë të kolonizuar. Aty ankthi krijohet për shkak të marrëdhënies së dyfishtë me lirinë: ankth nga mungesa e saj, dhe ethe ankthndjellëse nga paparashikueshmëria që ajo sjell. Kështu është edhe Kosova.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Gjatë viteve ‘90, kur pushtuesi serb të afrohej ti nuk e dije nëse do të të vriste, nëse do të të fuste një shpullë, nëse do të të merrte paratë, nëse do të të arrestonte, nëse do të të ofendonte, apo nëse thjesht do të të kalonte pranë duke të lënë të qetë atë ditë. Kjo e panjohur mbi dhunën ka qenë burim i pandërprerë ankthi që ka prodhuar vazhdimisht nënshtrim. Pas kolonizimit gati njëshekullor, për shumë në atë kohë, liria është dukur e pamundshme. Prandaj janë ndërtuar arsyetime racionale nga më të ndryshmet, duke justifikuar pasivitetin në rezistencë. Megjithatë, sot punët kanë ndryshuar. Kosova është shpallur e pavarur dhe qeveriset nga shqiptarë, një pjesë e të cilëve edhe kanë luftuar kundër pushtuesit serb, por edhe kanë mësuar prej tij mbi efikasitetin e qeverisjes përmes ankthit.

Në këto 15 vjet në Kosovë, pushteti e ka vendosur pronën publike në shënjestrën e shkatërrimit. Nëpër qytete, privatizimi ka lënë fabrikat e braktisura nga punëtorët, e punëtorët në rrugë. Në fshat, gjysma e tokës bujqësore ka mbetur e braktisur. Me dhjetëra mijëra shqiptarë janë larguar këtë vit sërish nga Kosova. Gjysma e njerëzve janë zhytur në skamje. Shkollat kanë braktisur dijen, spitalet shëndetin, gjykatat drejtësinë. Sakaq, paraja publike e braktisë vazhdimisht arkën e shtetit për të përfunduar në llogaritë private të qeveritarëve që luajnë më shumë rolin e matrapazëve. Pas gjithë kësaj, ky pushtet matrapazësh insiston që ne të jemi të durueshëm ndaj tij dhe ndaj kërkesave të Serbisë për Kosovën, që të mos na braktisin edhe miqtë tanë ndërkombëtarë.

Braktisjen nga ndërkombëtarët, qeveritarët dhe mediat e tyre e paraqesin pareshtur si premtimi për ardhjen e ditës së “kiametit”, nëse ne nuk jemi të dëgjueshëm. Në të njëjtën kohë, veten e prezantojnë si shpëtimtarët që do e mbajnë atë ditë të errët me pasoja të paparashikueshme gjithnjë larg nesh, edhe pse përherë në horizont. Kështu përpiqen të mbajnë gjallë ankthin e nënshtrimit përmes së panjohurës që sjell braktisja, për të ruajtur në fund pushtetin e tyre. Por ndërkombëtarët aktin e braktisjes e kanë kryer pa u larguar, ashtu siç të braktisë një mik edhe pse e sheh përditë. Miqtë tanë ndërkombëtarë kanë shprehur mirëkuptimin e tyre jo vetëm për copëtimin e Kosovës nga brenda si territor, si ekonomi, dhe si administratë, por edhe për ta çuar Prishtinën zyrtare gradualisht në bashkëqeverisje me Beogradin. Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel më 25 gusht mes Kosovës dhe Serbisë kanë hequr çdo dyshim për këtë mirëkuptim. Ndërkombëtarët e kanë braktisur premtimin për të qenë partnerë në ndërtimin e një Kosove të pavarur, sovrane dhe të zhvilluar. Dita e braktisjes nuk është në horizont, braktisja tashmë ka ndodhur e po ndodhë çdo ditë!

Kjo krizë e gjithanshme ndalet me heqjen e pushtetit matrapaz Mustafa-Thaçi që e ka prodhuar atë. Prandaj, kur përmenden protestat, drithërima përhapen edhe në qeveri. Ata nuk duan që protestat të ndodhin, se ato ngërthejnë brenda tyre potencialin e paparashikueshëm transformues të vetë pushtetit. Dita e “kiametit”, me të cilën përpiqen të përhapin ankth dhe paralizë në popull, është në fakt thjesht dita e rrëzimit të tyre nga pushteti dhe fillimi i daljes nga kriza. Që të mos vijë ajo ditë, dhunës që ndjen Kosova përditë nga politikat e tyre të egra, ata i shtojnë kërcënimin me dhunën policore. Pushteti matrapaz e ka të qartë se protestat ia kujtojnë edhe miqve tanë ndërkombëtarë premtimin e pambajtur ndaj Kosovës. Por iu takon njerëzve në Kosovë që së pari t’ia kujtojnë vetes.

Mendjet kanë filluar të jenë në tension. Anembanë Kosovës po mbahen tubime mobilizuese. Opozita është bashkuar. Me dhjetëra mijëra qytetarë po nënshkruajnë atë që po shndërrohet në peticionin më të madh të këtyre 15 viteve në Kosovë, në kundërshtim të qeverisë dhe të marrëveshjeve me Serbinë. Protesta që po përgatitet është krijesa e madhe dhe e çuditshme që i shkakton ankth qeverisë. Ajo është krijesa e rezistencës që po e sjellin në jetë njerëzit e organizuar. Njerëzit që e kanë kuptuar që për Kosovën nuk ka tjetër shpëtim.

Njerëzit e jashtë organizimit ndihen si të vendosur në mes qeverisë dhe rezistencës, në ankth nga veprimet e të dyja palëve. Nga kjo ndjesi që kanë, një pjesë e tyre po japin lloj-lloj propozimesh të tjera për zgjidhjen e situatës, edhe pse autoritarizmi i pushteti matrapaz i ka treguar disa herë se nuk di të ndalet përveç përball protestave. Ata janë vendosur mes ankthit të nënshtrimit ndaj qeverisë dhe ankthit të organizimit drejt lirisë. Për shkak se të dyja palët i shkaktojnë ankth, padashje edhe i barazojnë. Sigurisht që ata ndihen më të qetë me ankthin e nënshtrimit, me atë edhe janë mësuar. Paparashikueshmëria e së resë që vjen me protesta është e panjohura për ta. Ata duan ta largojnë ankthin dhe këtu e bëjnë gabimin, sepse me veprime që refuzojnë nënshtrimin nuk largohet ankthi por afrohet liria. Liria është si dashuria, të jep ankth dhe gëzim.

Previous Post

Intervista e tensionuar: Rama përplaset me gazetarin e DW

Next Post

Solidariteti si themel i BE-së po shembet

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Solidariteti si themel i BE-së po shembet

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.